Gjykata e Korçës po funksionon me vetëm 10 gjyqtarë nga 15 që ka organika, duke shkaktuar mungesa serioze në sistem. Avokatët kërkojnë plotësimin e vakancave, pasi çështjet civile po pësojnë zvarritje dhe qytetarët po vuajnë vonesat në drejtësi.
Një e treta e gjyqtarëve në gjykatën e Korçës mungon. Aktualisht kjo gjykatë po funksionin me 10 gjyqtarë, pesë më pak nga organika prej 15 vendesh.
Pasojat e këtyre mungesave nuk i vuajnë vetëm qytetarët të cilët kërkojnë shërbime nga drejtësia, por edhe vetë avokatët.
Mungesa e gjyqtarëve në Gjykatën e Korçës ndikon veçanërisht tek çështjet civile, të cilat kanë pësuar zvarritje të dukshme në shqyrtim.
Avokatët e zonës kërkojnë që organet përgjegjëse të marrin masa për plotësimin e vakancave, në mënyrë që qytetarët të mos vuajnë pasojat e vonesave në drejtësi. (A2 Televizion)