“298 fluturime dhe mbi 50 mijë pasagjerë”, TIA: 4 gushti dita me trafikun më të lartë në histori

Nga A2 CNN
7 Gusht 2025, 15:48 | Aktualitet

“298 fluturime dhe mbi 50 mijë pasagjerë”, TIA: 4 gushti

4 Gushti 2025 është shënuar si dita me trafikun më të lartë në historinë e Tirana International Airport. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Facebook-ut të aeroportit ku thuhet se në këtë ditë u shënuan 298 fluturime dhe 50,892 pasagjerë që kaluan nëpër terminalin tonë. Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës shpreh mirënjohjen për punën e skuadrës dhe të pasagjerëve që zgjedhin këtë aeroport teksa thekson se misioni i përhershëm mbetet ai i lidhjes së Shqipërisë me botën.

“Me 298 fluturime dhe 50,892 pasagjerë që kaluan nëpër terminalin tonë, shënuam një tjetër moment historik. Misioni ynë i përhershëm mbetet i njëjti: të lidhim Shqipërinë me botën.

Një mirënjohje e veçantë për skuadrën tonë dhe punën e jashtëzakonshme që bëjnë çdo ditë.

Dhe për pasagjerët tanë: faleminderit që zgjidhni TIA-n”, shkruhet në faqen e aeroportit.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos