“Vepër penale kush prek Skënderbeun”, revolta e studiuesit për deformimet e figurës së heroit

Nga A2 CNN
6 Maj 2026, 09:09 | Aktualitet

Në ditën e ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu studiuesi Sazan Guri e cilëson atë një figurë të përmasave botërore, duke pasur parasysh ndikimin  dhe trashëgiminë e tij.

“Gjergj Kastriotit kostumi shqiptar është jashtëzakonisht i vogël edhe kostumi europian i ri i r i ring ngushtë ai është me kostum botëror sepse nuk gjen dot një hero të një kombi tjetër me 2500 vepra Napoleoni ka 500. 2500 vepra simfoni, këngë, epike, romane, libra, tregime, sa kafur sa ishe. Po janë gjashtë shtete në vende nordike që në shkollat fillore mësojnë sagën e Skënderbeut, sepse nuk kanë gjetur dot burrë ata si Gjegj Kastrioti. Nuk kanë gjetur dot gjashtë vendet nordike, Norvegji, Danimarkë, Suedi, Finlandë nuk kanë gjetur dot Hero. Ndërkohë që Franca ose Zvicra e ka formuar heroin prej balte. Ndërsa ne e kemi real”.  

Në Dita Jonë në A2 CNN ai tha se çdo cenim i imazhit dhe historisë së tij duhet të trajtohet si vepër penale.

“Ne kemi dalë dhe me një rezolutë që i drejtohemi institucioneve kyçe të vendit që kush e prek këtë figurë, apo familjen e tij do të përballet me një vepër penale sepse nuk mundet që Gjergj Kastriotin ta vëmë me një puro apo ta vëmë të shkurtër, ndërkohë që rrobat e tij urdhëroni i keni këtu që të gjitha, edhe nga autorë jo thjesht vetëm shqiptarë, por edhe autorë serbë”, tha ai në Dita Jonë në A2 CNN

Sipas tij, trashëgimia historike dhe kulturore e heroit është e dokumentuar gjerësisht në arkivat Romës dhe të Serbisë dhe burime të ndryshme ndërkombëtare, ndaj çdo përpjekje për ta shtrembëruar apo banalizuar figurën e tij është e papranueshme.

"Si nga arkivat e Romës dhe nga arkivat e Serbisë, fakte të reja, ku një faqe ka dy prezantime nga ose citate ose thënie. Princ Arbënor, princ fisnik, mbreti i shqiptarëve, mbret i Matit, i Epirit, i Dibrës, i nipi i Piros së Epirit, nipi i Aleksandrit të Madh. Në qoftë se ne jemi Epiriot i drejtohet mbretit të Italisë, pra janë pafund faktet që flasin që ky nuk është thjesht një hero kombëtar, por është hero i përmasave europiane. Edhe gjatësia e trupit 2 metro”.

Studiuesi kritikoi gjithashtu debatet mbi origjinën krahinore të Skënderbeut, duke i cilësuar ato si të panevojshme dhe përçarëse.

“Është turp që ende diskutohet nëse ishte nga një krahinë apo një tjetër. Skënderbeu është i gjithë shqiptarëve. Shumë nga ne akoma merren Dibra e Mirditës. Më vjen shumë keq e quaj marre. Marre turpe po marre po i them jo turpe që jo nga jo nga Dibra, jo nga Mirdita. Në atë kohë Mirdita quhesh Mat, po Mati quhesh Has, Hasi quhesh Kukës”, tha ai.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos