
1700 familje në Qarkun e Korçës janë pa energji elektrike pas stuhisë së 48 orëve të fundit.
Më e rëndë situata paraqitet në Bilisht, ku pas defekteve në nënstacionin e këtij qyteti kanë ngelur 1444 familje janë pa energji elektrike.
208 familje të tjera janë pa energji elektrike në fshatrat Protopapë, Peshtan, Mazrekë e Pulahe pas defektit në nënstacionin e Rehovës, shkruan A2.
Gjithashtu, 50 familje janë pa energji në fshatrat Panarit, Ballabanovë, Treske e Grabockë per shkak të defektit të fidrit nr.6.
6 grupe pune nga OSSHE Korçë janë në terren duke punuar për normalizimin e situatës, por terreni i thyer malor dhe gjatësia e linjave e bën të vështirë situatën e krijuar. (A2 Televizion)
