Zemra e të rinjve e rrezikuar, kontrollet që duhen para çdo aktiviteti fizik

Nga A2 CNN
21 Prill 2025, 17:32 | Aktualitet

Problemet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë edhe në popullatën shqiptare. Stili i jetës dhe kequshyerja po kërcënon nga sëmundjet e zemrës edhe moshat e reja.

Ndryshe nga dedaka më parë, sot  mjekët kardiologë  po përballen me infarkte edhe tek 30 vjeçare. Për të mos qenë pacient kardiak, mjekët këshillojnë veçanërisht të rinjtë ushqyerje të shëndetshme, një jetë pa duhan dhe me aktivitet fizik.

Madje kardiologia Mimoza Lezha thekson se edhe pjesëmarrja në aktivitete sportive e të rinjve apo  fëmijëve,  duhet të shoqërohet nga kontrolle për shëndetin e zemrës.

Muajt e fundit nuk kanë munguar urgjencat kardiologjike edhe tek moshat e reja ku për shkak të sulmeve në zemër janë shënuar edhe humbje jete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos