Zgjerohet zjarri në zonën pyjore në Miras në Devoll, vështirësi në shuarjen e flakëve

Nga A2 CNN
28 Gusht 2025, 08:25 | Aktualitet

Zgjerohet zjarri në zonën pyjore në Miras në Devoll,

Prej ditës së djeshme vijon aktiv një vatër zjarri në zonën pyjore mbi fshatin Miras, me bimësi të përzier (dushk, pishë etj.).

Që prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, forcat zjarrfikëse, shërbimi pyjor, strukturat vendore dhe banorët e zonës po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve. Në total janë angazhuar rreth 70 forca.

Për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së infrastrukturës rrugore, ndërhyrja në brendësi të pyllit është e vështirë, duke kërkuar ecje në këmbë për të mbërritur pranë vatrës. Zjarri ka marrë shtrirje të gjerë dhe ka përfshirë sipërfaqe me pisha, çka e bën situatën më problematike.

Institucioni i Prefektit po vijon koordinimin me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile duke vlerësuar ecurinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos