Zjarr në Devoll, era përhap flakët

Nga A2 CNN
27 Gusht 2025, 16:47 | Aktualitet

Zjarr në Devoll, era përhap flakët

Zjarr në një sipërfaqe pyjore mbi fshatin Miras në Devoll

Një vatër zjarri ka rënë këtë pasdite mbi fshatin Miras, në bashkinë Devoll, duke përfshirë një sipërfaqe pyjore.

Aktualisht në terren po punojnë 2 mjete zjarrfikëse, 10 forca zjarrfikëse si dhe rreth 20 punonjës nga Drejtoria e Shërbimeve dhe e Pyjeve, me qëllim izolimin e flakëve.

Era e fortë dhe bimësia e dendur po e bëjnë të vështirë kontrollin e situatës, ndërsa ndërhyrja po kryhet edhe me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë. Autoritetet mbeten në gatishmëri për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos