Zjarr në Lazarat, flakët përfshijnë një masiv shkurresh, rrezikohen banesat

Nga Rigels Malile
25 Maj 2025, 17:11 | Aktualitet

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në lagjen Kordhocë të njësisë administrative Lazarat, duke rrezikuar banesat përreth. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer rreth orës 16:20 në një zonë me barëra të thata dhe është përhapur me shpejtësi për shkak të kushteve atmosferike dhe terrenit.

Punonjësit e MZSH-së së Gjirokastrës janë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Zjarrfikësit konstatuan që në momentin e parë se zjarri kishte përmasa të mëdha dhe se ekzistonte rrezik i drejtpërdrejtë për disa banesa në afërsi.

Aktualisht po bëhen përpjekje për neutralizimin e plotë të zjarrit dhe eliminimin e çdo rreziku për komunitetin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos