Modës dhe dizajni, një industri kreative që vazhdon të gjenerojë talente të reja, stilistë të rinj që interpretojnë traditën italiane me frymën e inovacionit dhe eksperimentimit, do të vijnë edhe në Tiranë.
Takimi do të zhvillohet në Tiranë, në ambientet e Coin, jo vetëm si një mundësi për të kuptuar tendencat e fundit të modës, por edhe për të nxitur kreativitetin mes stiluesve nga dy vendet tona fqinje.
Po me fjalën e fundit të modës do të mbërrijë edhe 3 qershori, që ndërthur inovacionin vizual me një video-mapping në ndërtesën historike të ish-hotel “Dajtit”, që po ashtu është një lidhje mes dy vendeve.
Instalacioni do të ndiqet nga një sfilatë mode me stilistë të rinj. Java Kulturore Italiane do të mbyllet me datë 8-të qershor me një festival njëditor në natyrë me ushqime italiane dhe muzikë. (A2 Televizion)