Juglindja e pushtuar nga turistët, e “boshatisur” nga vendasit, Kuko: Ja hapat e marra për rikthimin e shqiptarëve

Nga A2 CNN
23 Mars 2025, 20:27 | Aktualitet

Juglindja e pushtuar nga turistët, e “boshatisur” nga vendasit,

Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme, kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, dhe kandidate për deputete e PS-së në Qarkun e Korçës ishte e ftuar këtë të diel në emisionin "Off the Record" me Andrea Danglli në A2 CNN, ku ndër të tjera ajo u pyet edhe për një nga plagët më të mëdha që ka prekur vendin gjatë viteve të fundit, emigracioni masiv.

Kuko u shpreh se situata në Shqipëri ka ndryshuar, pasi sipas saj, ka rritje pagash dhe oferta ekonomike është më e mirë.

“Lëvizja demokratike nuk prek vetëm Shqipërinë, është një fenomen mbarë ballkanik, madje mbarë Europian. Qarku i Korçës ka pasur gjithmonë emigracion. Në këtë moment ne kishim një panair pune në Athinë ku prezantuam të gjitha mundësitë e punësimit në Shqipëri dhe me ofertën ekonomike që këto mundësi japin.

Kemi arritur në një nivel tani që pak e besojnë, por Është realitet, ka rritje pagash, ofertë ekonomike më të mirë në Shqipëri. Ne po bëjmë përpjekje të vazhdueshme për t’i bindur shqiptarët në emigracion që të kthehen në vendin e tyre dhe të ribesojnë përsëri për ofertën që Shqipëria ju jep. Kemi të bëjmë edhe me ofertën për ata që kanë akumuluar kapital që të investojnë në Shqipëri”, tha Kuko.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos