Afatet shtyhen. Bonot e privatizimit, një histori e ndërprerë e shpërndarjes së pasurisë

Nga Marjo Brakaj
16 Mars 2026, 15:08 | Ekonomi

Afatet shtyhen. Bonot e privatizimit, një histori e ndërprerë e

Atyre që jetonin në fshat iu shpërnda toka, kush banonte në qytet mori një banesë kundrejt një çmimi simbolik, ndërsa uzinat e fabrikat nisën të shiteshin përmes “Bonove të Privatizimit.” Prej vitit 1995, qytetarët mund të investojnë para në ish-ndërmarrjet shtetërore, duke marrë në këmbim këtë letër me vlerë, me përmasa më të mëdha se leku.

“Fillimisht, duku aty nga viti 1992, nga 3.700 ndërmarrje që kishte Shqipëria u zgjodhën 500. Unë kam qenë pjesë e grupit të punës. U bënë kalkulime, që po t’u sigurojmë energjinë, pagat, mund të vazhdoni të konkurroni në treg”, thotë Zef Preçi, ish-ministër i Financave dhe Privatizimit. 

Me qëllimin për t’i bërë shqiptarë pronarë të ndërmarrjeve shtetërore, vlera totale e bonove të privatizimit u vlerësua në 74.9 miliardë lekë. Deri më tani qytetarëve iu janë shpërndarë 51. miliardë lekë, por vetëm 10 miliardë janë përdorur.

Por fabula “Shpërndarje e pasurisë tek ata që kanë kontribuar në krijimin e saj” gati e humbi qëllimin e saj për shkak të ngjarjeve të vitit 1997. “U shkatërruan fizikisht ndërmarrjet shtetërore, u plaçkitën asetet dhe për rrjedhojë vlera e bonove të privatizimit në treg ranë ndjeshëm”, thotë Preçi.

Fillimisht si afat për vlefshmërinë për bonot e privatizimit u vendos vitit 1999. Qeveria e asaj kohe e shty afatin me 5 vite, vendimmarrje kjo që është përdorur disa herë në dy dekadat e fundit. Së fundmi ishte deputetja socialiste. Antoneta Dhima e cila depozitoi në Kuvend një projektligj që shtyn edhe me një vit bonot e privatizimit, afati i të cilave kishte përfunduar më 31 dhjetor 2023.

“Për hir të së vërtetës kjo vendim-marrje përsëritet sa herë ka zgjedhje. Nuk iu shërben qytetarëve, por njerëzve të lidhur me pushtetin”, thotë Preçi.

Aktualisht, një numër i konsiderueshëm i objekteve që administrohen nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, organet e pushtetit vendor, nuk janë privatizuar ende. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos