Në portalin e qeverisë e-Albania janë regjistruar në total 85,980 aplikime për “leje unike”.
Shërbimi elektronik “Aplikim për leje unike” u mundëson shtetasve të huaj që kërkojnë të qëndrojnë dhe të punojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, të bëjnë një kërkesë për t’u pajisur me leje unike në Republikën e Shqipërisë.
Sipas të dhënave të publikuara nga e- Albania, vetëm gjatë vitit 2022 janë regjistruar 36,700 aplikime, ndërsa gjatë vitit 2023 shënohen 36,348 aplikime dhe në vitin 2024 janë 12,932 aplikime, shkruan A2 CNN.
Paralelisht me kërkesën e bizneseve për të pasur mundësi të punësojnë të huaj në kushtet e mungesë së krahut të punës në vend, ka ardhur në përmirësim të vazhdueshëm dhe është lehtësuar procesi i aplikimit në sistemin online, nga bizneset për lejeve unike.
(A2 Televizion)