Balluku: Bosht energjetik me Rumaninë, RMV, Bullgarinë dhe Italinë

Nga A2 CNN
27 Tetor 2025, 15:07 | Ekonomi

Balluku: Bosht energjetik me Rumaninë, RMV, Bullgarinë dhe

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në takimin e përvitshëm të Nivelit të Lartë të Ministrave të Energjisë së Europës Qendrore dhe Juglindore, që u zhvillua në Bukuresht, nën drejtimin e Komisionerit Europian për Energjinë, Dan Jorgensen.

Në këtë forum, ministrat e vendeve pjesëmarrëse raportuan mbi situatën energjetike në rajonet e tyre, përgatitjet për dimrin 2025–2026 dhe sfidat që lidhen me sigurinë energjetike në kushtet e kërcënimeve që vijnë nga përdorimi i gazit rus.

“Ministrat e Energjisë së Europës Qendrore dhe Juglindore u mblodhën sot në Bukuresht për takimin e përvitshëm të Nivelit të Lartë, drejtuar nga Komisioneri Europian për Energjinë, Dan Jørgensen, nën mikpritjen e Qeverisë Rumune, veçanërisht ministrit të Energjisë, Ivan. Të gjithë ministrat kanë relatuar për situatën energjetike të rajoneve përkatëse, përgatitjet për dimrin 2025-2026 dhe mbi të gjitha sigurinë energjetike edhe nën optikën e kërcënimit që vjen nga përdorimi i gazit rus. Kam përfituar nga rasti të ndajë në këtë event një arritje të rëndësishme të Shqipërisë gjatë këtij viti, bazuar në strategjinë kombëtare për diversifikimin. Për herë të parë raporti 8 mujor për 2025-ën tregon se kemi arritur të krijojmë 10% të kapaciteteve gjeneruese nga burimet diellore, duke çuar kështu raportin total të prodhimit të brendshëm në 90% hidro dhe 10% energji diellore”, tha Balluku.

“Gjatë ditës kam pasur kënaqësinë të takoj dhe diskutoj me shumë nga kolegët që ishin prezentë dhe gjithashtu me Komisionerin Jørgensen, por dua të veçoj takimin bilateral me ministrin rumun të Energjisë ku kemi diskutuar mbi ngjizjen e një plani për krijimin e një boshti energjetik, ku përfshihet Shqipëria, Rumania, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Italia. Bashkëpunimi i gjerë rajonal ka treguar se është dhe do të jetë baza e një suksesi të garantuar për sigurinë energjetike europiane”.

Në Bukuresht, Balluku zhvilloi takime dypalëshe me disa homologë europianë, përfshirë ministrin rumun të Energjisë, me të cilin u diskutua konkretisht për projektin e përbashkët rajonal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos