
Niveli i riskut të krimit të organizuar paraqitet serioz me tendencë sofistikimi e shtrirje të gjerë gjeografike. Kështu u shpreh kreu i SPAK Altin Dumani në raportin e vjetor në Kuvend, sipas të cilit “veprat penale të lidhura me pastrimin e parave dhe grupet e strukturuara kriminale krahasuar me vitin paraardhës mbeten në të nivel të rrezikut të lartë”.
“Trafiku i narkotikëve ruan një nivel të lartë rreziku, megjithëse në vitin 2024 ka ulje të lehtë që lidhet me goditjen e suksesshme të agjencive ligjzbatuese dhe zhvendosjen e korridoreve të trafikut.
Trafikimi i qenieve njerëzore klasifikohet në nivel mesatar rreziku me numër të ulët rastesh, por me potencial rritje.
Grupet kriminale aktive në trafikimin e lënëdëve narkotike; kokainës e kanabisit, këto grupe ushtrojnë aktivitete në disa shtete të BE-së Norvegji, Zvicër e Mbretërinë e Bashkuar sigurojnë lëndën narkotike në Amerikën Latine në Bolivi, Peru, Paraguaji etj.
Grupet kriminale janë të përfshirë në qenien njerëzore edhe krimet kibernetike që janë pjesë e tregjeve të BE-së.
Veprat penale terroriste paraqesin një nivel mesatar deri të ulët rreziku me rritje të përkohshme në 2023 dhe ulje në 2024”, tha Dumani në Kuvend.
(A2 Televizion)
