Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2024, 16:18 | Ekonomi

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar në 2.75 % normën bazë të interesit për lekun, shkruan A2 CNN.

Lajmin e ka bërë të ditur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, përmes një deklarate për mediat, ku foli për vendimmarrjen e politikës monetare për muajin dhjetor 2024.

Sipas Sejkos, ekonomia është në mjedis pozitiv, inflacioni është ulur ndërkohë është rritur punësimi.

Bazuar mbi këto rezultate sipas Sejkos, Banka e Shqipërisë vendosi të mos e ndryshojë normën bazë të interesit prej 2.75%.

Në konferencë guvernatori Gent Sejko deklaroi se ata kanë shtuar blerjet e euros në treg për të stabilizuar kursin e këmbimit, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos