BEI dhe MEKI finalizojnë marrëveshjen për restaurimin urban të Muzeut Historik Kombëtar

Nga A2 CNN
3 Korrik 2025, 17:38 | Ekonomi

BEI dhe MEKI finalizojnë marrëveshjen për restaurimin urban

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti sot përfaqësues të Bankës Europiane të Investimeve në një takim ku u diskutua përmbyllja e marrëveshjes së bashkëpunimit mes MEKI-së dhe BEI-së, në kuadër të ndihmës teknike për projektin “Restaurimi urban i Muzeut Historik Kombëtar”.

Ky takim shënoi finalizimin e Misionit të Vlerësimit, gjatë të cilit ekspertë nga MEKI, Ministria e Financave, SASPAC, BEI, OBP dhe delegacioni i Bashkimit Europian zhvilluan diskutime të thelluara mbi përputhshmërinë e projektit me strategjitë e zhvillimit të qëndrueshëm, objektivat e Veprimit Klimatik dhe standardet evropiane në fushën e restaurimit dhe infrastrukturës kulturore.

“Ky bashkëpunim synon të kontribuojë në ruajtjen dhe përmirësimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, duke respektuar praktikat më të mira ndërkombëtare”, bëri të ditur ministri Gonxhja, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos