Ngrihet zyrtarisht Bordi i Transparencës për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Nga Marjo Brakaj
23 Mars 2026, 15:54 | Ekonomi

Ngrihet zyrtarisht Bordi i Transparencës për karburantet, në

Ka hyrë zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve pas shtrenjtimit të çmimeve, pas luftës në Lindjen e Mesme.

Vendimi është marrë me firmë të kryeministrit Edi Rama dhe kompanitë kanë afat deri më datë 24 mars që të dorëzojnë pranë ministrit përgjegjës për Ekonominë përfaqësuesit e tyre në përbërje të këtij bordi.

Burime për A2 CNN sqarojnë se Bordi pritet të mblidhet brenda kësaj jave për caktuar çmimet tavan për tregtimin e naftës.

“Çmimet, që përcaktohen nga Bordi gjatë situatës së veçantë, janë të detyrueshme për të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e tregtimit të nënprodukteve të naftës dhe të gazit në vend, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi”, thuhet në vendimin e qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos