Eksperti Edvin Stefani, shpjegoi në “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN, hapat që duhet të ndjekë një prind për të përfituar para pas plotësimit të deklaratës së të ardhurave.
“Përfitimi ka të bëjë me tatimin e paguar. Kjo do të thotë që nuk përfitojnë të gjithë. Ata që e kanë pagën deri 50 000 lekë, duke qenë se nuk kanë paguar tatim, nuk ka se çfarë rimbursohen. Pastaj, kemi kategorinë e taksuar me 13%. Kjo kategori përfiton 13% të 48 000 lekëve për fëmijë. Domethënë rreth 6200 lekë për fëmijë në vit. Pastaj, kemi ata të taksuar 23%, që përfitojnë 23% të 48 000 lekëshit, domethënë 11 000 lekë të reja”, tha eksperti.
“Duhet të dorëzojmë IBAN-in dhe certifikatën familjare. Me këto informacione pritet që të rimbursohen”, shtoi eksperti. (A2 Televizion)