“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

Nga Marjo Brakaj
7 Prill 2026, 16:29 | Ekonomi

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët

 Heqja nga skema kombëtare e naftës pa taksa ka nxitur fermerët dhe blegtorët të dalin në protestë përpara Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë.

Me naftën që shitet me 224 lekë, fermerët dhe blegtorët janë detyruar të fikin traktorët për shkak të kostos së lartë të prodhimit. Përpara ministrisë, fermerët dhe blegtorët ndajnë shqetësimet e tyre sa i takon mbështetjes së pamjaftueshme në sektorin e tyre, shkruan A2CNN.

Një grup përfaqësuesish hynë në takim me ministrin Andis Salla dhe ministrin e financave Petrit Malaj, por nga takimi nuk u arrit një zgjidhje e pritshme. Skema e naftës nuk do përfshihet në mbështetje të fermerëve dhe blegtorëve për sa kohë ekziston konflikti në Lindjen e Mesme dhe gjasat janë që deri në shtator mos të ketë ndryshime në skemë.  

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos