Ekonomia u rrit me 4.09%, turizmi, ndërtimi dhe reforma pagave lulëzuan gjatë sezonit verës

Nga Marinela Lina
24 Dhjetor 2024, 15:19 | Ekonomi

Turizmi, ndërtimi dhe efekti i reformës së pagave ndikuan në rritjen ekonomike të vendit në tremujorin e tretë të vitit. Në 4.09% u regjistrua Produkti i Brendshëm Bruto gjatë kulmit të sezonit turistik duke rritur kështu nivel aktual.

“Rritja ekonomike në tr.3 është e pritshme pasi volumi i ekonomisë ka ritme më të larta. Rritje të turizmit, konsumit  dhe të PBB. Kjo jep logjik ekonomike rezultati aktual”, deklaroi ekspertja e ekonomisë Nunaj.

Ekonomia u rrit me 4.09%, turizmi, ndërtimi dhe reforma pagave

Akomodimi kryesoj me një ndikim 1.3% pasuar nga administrate publike dhe aktivitetet administrative me 0.91% dhe 0.81% pasuar nga ndërtimi e pasuritë e paluajtshme.

“Akomodimi dhe ndërtimi po japin ndikimin e tyre në ekonomi në tërësi”, theksoi ekspertja Nunaj.

Një rritje ekonomike në  nivelin 4.09%  për qind do të ishte një lajm vetëm i mirë nëse ajo do të përfshinte të gjithë sektorët. Por bujqësia dhe industria kanë ndikuar negativisht.

Ekonomia u rrit me 4.09%, turizmi, ndërtimi dhe reforma pagave

“Mbështetja e sektorëve si industria dhe bujqësia duhet të jenë prioritare për ekonominë se kanë qëndrueshmëri më të lartë se turizmi dhe ndërtimi. Por edhe të realizojmë një produkt “Made in Albania””, tha ekspertja Nunaj.

Rritja e PBB a u përkthye në më shumë konsum për qytetarët?

“Rritja e konsumit në këtë periudhë pikë është e pritshme pasi këtu përfshihet edhe konsumi i turistëve, janë turistë ekonomikë që realizojnë më shumë konsum në produkte sesa në bare e restorante”, u përgjigj Nunaj.

Ekonomia u rrit me 4.09%, turizmi, ndërtimi dhe reforma pagave

INSTAT bën të ditur se konsumi popullatës gjatë kulmit të sezonit veror u rrit me 0.83%, ndërsa shërbimet administrative me 6.8%.

Ekspertët parashikojnë se ekonomia në 2025 do të performojë në të njëjta ritme si në vitin që po lëmë pas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos