Këshilli Mbikëqyrës i BSH, eliminohet Luljeta Minxhozi, PS mbështet 3 kandidatë

Nga Marjo Brakaj
16 Shkurt 2026, 14:05 | Ekonomi

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçe, pedagogia Fakultetit të Ekonomisë Matilda Shehu dhe eksperti Selami Xhepa janë tre kandidatët e vetëofruar për t’u bërë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, që kanë marrë edhe mbështetjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. A2 CNN mëson se vendimi është marrë në mbledhjen e grupit të PS këtë të hënë.

Me këtë përzgjedhje lihet jashtë Luljeta Minxhozi, që kërkojë të rizgjidhje si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Minxhozi u emërua anëtare në vitin 2018, dhe ka mbajtur edhe postin e zëvendësguvernatores së parë të Bankës së Shqipërisë.

Aktualisht janë 6 vakanca në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, por Kuvendi ka shpallur 3 vakanca, ndërsa 3 propozime për vakancat e tjera do të bëhen nga qeveria.

Për 3 vakancat e Kuvendit u vetëofruan 20 kandidatë, nga të cilët përzgjidhen vetëm tre. Ndërsa qeveria deri më tani ka propozuar ish-ministrin e Financave Ervin Mete dhe Jonida Priftin që vjen nga sektori bankar. Mbetet edhe një kandidat për t’u propozuar nga qeveria, të cilët më pas do të miratohen në Kuvend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos