
Komunitetet fetare do të përfitojnë 203 milionë lekë nga buxheti i shtetit për këtë vit. Në raport me vitin e shkuar, kulteve të besimit do ju shpërndahen gati 60 milionë lekë më tepër.
Pjesa më e madhe e arave, mbi 57 milionë lekë iu shpërndanë Komunitetit Mysliman. Kisha Ortodokse Autoqefale dhe ajo Katolike marrin nga 48.6 milionë lekë. Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton 483.5 milionë lekë.
Pjesa më e madhe e këtyre parave iu akordohen komuniteteve fetare për të mbuluar një pjesë të pagave të punonjësve të tyre, ndërsa për Kryegjyshatë Botërore Bektashiane jepen 28 milionë lekë, si kontribut në ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër.
Shuma e parave të shpërndara shkon në proporcion me numrin e besimtarëve të secilit komunitet, bazuar te të dhënat e censit të popullsisë dhe banesave 2023. Sipas gjetjeve, mbi 1.1 milionë shqiptarë u identifikuan si besimtarë myslimanë, mbi 2021 mijë si katolikë, rreth 173 ortodoksë dhe pak më pak se 116 mijë si bektashi.
Ndërkohë në buxhetin e këtij viti ende nuk ka një zë specifik për ndërtimin e “Parkut të Besimit.” Me në fokus ‘bashkëjetesën fetare’, parku i cili ka mbetur pezull për momentin do të shërbejë si një vend që do të bashkojë besime të ndryshme.
Sipërfaqja ku do ndërtohet Parku i Besimit është 210 mijë metër katrorë buzë luginës së Erzenit. Projekti duhet të ideohet për të pritur 30 mijë vizitorësh në vit, si dhe brenda tij do të ketë struktura që do të shërbejnë për evente të vogla por edhe për ngjarje me kapacitet deri 500 persona. Çdo gjë e ndërtuar brenda këtij parku do të jetë me simbolet e secilit besim. (A2 Televizion)