“Made in Albania”, si po zhduket prodhimi vendas?

Nga Aurora Sulçe
18 Shtator 2024, 15:32 | Ekonomi

Prodhimi vendas ka marrë një goditje të fortë, ndërkohë që tregjet po mbushen me mallra importi. Teksa bujqësia dhe sektorë të tjerë prodhues, si industria, tekstilet etj. po vuajnë ndikimin e konjukturave ndërkombëtare dhe faktorëve të brendshëm, eksportet tona po humbasin peshë në tregjet ndërkombëtare, duke sinjalizuar për tkurrje të industrisë prodhuese dhe rrjedhimisht, edhe vendeve të punës.

“Made in Albania”, si po zhduket prodhimi vendas?

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në 8 mujorin e parë të këtij viti, eksportet arritën vlerën e 255 miliardë lekëve, me rënie 44.6 miliardë lekë ose 14.6% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Për një pjesë të prodhimit “Made in Albania” humbjet kanë qenë edhe më të mëdha.

“Made in Albania”, si po zhduket prodhimi vendas?

Rënien më të fortë këtë vit e kanë pësuar grupet “Minerale, lëndë djegëse, energji”, “Tekstile dhe këpucë”, që ndryshe i njohim edhe si fasonët, si dhe “Materiale ndërtimi, metale”.

Por cilat janë arsyet që kanë rrëzuar eksportet shqiptare?

“Made in Albania”, si po zhduket prodhimi vendas?

Së pari, është zhvlerësimi i euros, monedhë në të cilën kryhet i gjithë aktiviteti, ndërkohë që shpenzimet këto biznese i kanë në lek. Paralelisht, eksportuesit shqiptarë po përballen me rritje të ndjeshme të kostove, kryesisht punësimit, si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore. Dhe faktori i tretë janë konjuktura aspak e favorshme ndërkombëtare.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos