Rreth 1 mijë e 200 lekë në qytet dhe 827 lekë në fshat... dalin shifrat se sa u rritën pensionet në 1 vit

Nga Marjo Brakaj
29 Qershor 2025, 17:55 | Ekonomi

Rreth 1 mijë e 200 lekë në qytet dhe 827 lekë në

Shqipëria numëron në total 721,398 pensionistë nga këto 604 mijë janë pleqërie urbane dhe rurale. Pensioni mesatar në vend sipas këtij raporti u rrit për qytetin me 1,268 lekë dhe për fshatin me 827 lekë në raport me vitin 2023.

Sipas përllogaritjeve 316 mijë qytetar nuk marrin pension të plotë pasi nuk kanë vitet e plota të punës, ku ndikimi më i madh jepet direkt nga mos-deklarimi i punësimit të tyre nga bizneset, shkruan A2 CNN.

Për të marrë pension të plotë vjet një grua apo burrë duhet të kishte 38 vite e 4 muaj punë, por shifrat e ISSH-së tregojnë se periudha mesatare kontributive për pensionet e reja te vitit 2024 ishte vetëm 26.6 vite punë.

Përveç këtyre faktorëve një tjetër kërcenim për pensionet që vetëm rritet është demografia dhe emigrimi. Numri i ulët i kontribuuesve vijojnë ta mbajë skemën e pensioneve deficitare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos