Rritet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit

Nga A2 CNN
2 Korrik 2025, 10:32 | Ekonomi

Rritet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit

Komisioni Kombëtar Rregullator ka miratuar kërkesën e Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizime në Elbasan për rritjen e çmimit të ujit. Në vendimin që mban datën 4 qershor 2025, ERRU e gjen të justifikuar kërkesën e shoqërisë për ndryshimin e nivelit tarifor.

Kështu çmimi i ujit do të rritet për bashkitë Elbasan, Librazhd, Belsh, Cërrik dhe Peqin, shkruan A2 CNN.

Sipas Komisionit Kombëtar Rregullator kërkesa e shoqërisë është në përputhje me dispozitat ligjore.

Shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve e justifikon nevojën e ndryshimit të tarifave  me argumentin nevojës për përmirësimin e performancës financiare dhe mbulimin mbi 100% të kostove operacionale.

“Aplikimi për nivel të ri tarifor për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve dhe pagës minimale ndër vite; Përmirësim i cilësisë së shërbimeve të ofruara të FU dhe KUN si rezultat i investimeve të parashikuara; Tarifat e reja të propozuara synojnë edhe mbulimin e shpenzimeve të riparimeve për eliminimin e defekteve apo lidhjeve të paligjshme, instalimin e matësve, rregullimin dhe menaxhimin e rrjetit të furnizimit”, lexohet në vendim.

Ky vendim hyn në fuqi me datë 01.08.2025 dhe është i vlefshëm deri në 31.12.2027.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos