Zbulohet data, kur hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë e Italisë

Nga A2 CNN
30 Qershor 2025, 17:15 | Ekonomi

Zbulohet data, kur hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve mes

Duke nisur nga nesër (1 korrik 2025) hyn në zbatim të plotë marrëveshja dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore, e cila synon njohjen dhe mbrojtjen reciproke të të drejtave të qytetarëve që kanë kontribuar në të dyja sistemet.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) ka hartuar dhe publikuar udhëzuesin teknik të zbatimit të marrëveshjes, një dokument i detajuar që përcakton qartë procedurat, kriteret e përfitimit dhe dokumentacionin përkatës për aplikim.

Ky udhëzues do t’u shërbejë drejtpërdrejt qytetarëve shqiptarë dhe italianë, duke lehtësuar procesin për përfitimin e pensioneve dhe të drejtave të tjera që burojnë nga marrëveshja, shkruan A2 CNN.

Marrëveshja, e cila u nënshkrua në Romë më 6 shkurt 2024, u finalizua me dokumentin përkatës që iu dorëzua kryeministrit Rama në mesin e muajit maj nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, gjatë vizitës së saj në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos