
Një 61-vjeçar, shtetasi Piro Prroni është vrarë me armë zjarri në fshatin Abat në zonën e Shalës në Shkodër.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ka identifikuar autorin, shtetasin Ndoc Maçaj dhe janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e tij, shkruan A2 CNN.
Po ashtu bëhet e ditur se është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç.
Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. (A2 Televizion)