
Policia e Shkodrës ka arrestuar 3 kolumbiane që ushtronin prostitucion në dy apartamente që i kishin marrë me qira. “Blutë” po ashtu vunë në pranga edhe 2 shtetas për prostitucion, si dhe proceduan penalisht shtetasen që ua kishte dhënë me qira apartamentet.
“Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar si e përfituar nga prostitucioni, si dhe 6 telefona celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Rent Home 3”. Si rezultat i këtij operacioni, u zbulua një apartament në lagjen “3 Heronjtë”, ku ushtrohej prostitucion”, thuhet në njoftim.
“Në kuadër të operacionit u arrestuan 5 shtetas, të kapur në ambientet e apartamentit, konkretisht: shtetaset kolumbiane A. M., 48 vjeçe, P. B., 32 vjeçe dhe D. R., 27 vjeçe, të cilat kishin marrë me qira apartamentin dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit; -F. V., 28 vjeç, banues në fshatin Vermosh, dhe K. G., 24 vjeç, banues në Bajzë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen D. D., 27 vjeçe, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion” “, vijon njoftimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
(A2 Televizion)