Aksident i rëndë në aksin Milot-Rrëshen, humb jetën një 70-vjeçar

Nga A2 CNN
18 Prill 2026, 22:54 | Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Milot-Rrëshen, humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

Sipas policisë, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një këmbësor, shtetasin me iniciale N. L., rreth 70 vjeç. Fatkeqësisht, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje, shkruan A2.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Milot–Rrëshen, një automjet, me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. L., rreth 70 vjeç.

Si pasojë, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos