Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Çermë–Lushnjë, në zonën e fshatit Konjat, pranë Lushnjës, raporton A2CNN.
Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa një prej mjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përplasur në barrierën anësore.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i njërit prej mjeteve ka mbetur i bllokuar brenda automjetit, ndërsa një person ka mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe policia, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


(A2 Televizion)