U kap duke shpërndarë kokainë në Patos, 28-vjeçari nga Norvegjia bie në prangat e policisë

Nga A2 CNN
19 Prill 2026, 10:50 | Kronikë

U kap duke shpërndarë kokainë në Patos, 28-vjeçari

Një 28-vjeçar nga Norvegjia, i cili banonte përkohësisht në Patos dhe dyshohet se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së kokainës, përfundoi në prangat e policisë. A2CNN mëson se i arrestuari është shtetasi Sebastian Temples.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast në këtë fushë. Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi S. T., 28 vjeç, banues përkohësisht në një ambient të marrë me qira në fshatin Sheqishte, Patos. Nga kontrolli i ushtruar ndaj tij dhe automjetit (të marrë me qira) që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se do të shpërndahej me qëllim përfitimi financiar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos