Drogë nga kufiri i gjelbër shqiptaro-grek, kapet 21.5 kg heroinë pranë Kapshticës

Nga A2 CNN
20 Shtator 2025, 17:05 | Kronikë

Drogë nga kufiri i gjelbër shqiptaro-grek, kapet 21.5 kg heroinë

Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe heroine në kufirin e gjelbër greko-shqiptar.

Operacioni është zhvilluar nga sektori anti-krim i Ksanthit në bashkëpunim me sektorin anti-drogë të Follorinës.

Policia greke ka pasur informacion për një sasi droge që do të kalonte nga kufiri i gjelbër pranë Kapshticës për në Greqi.

Ata kanë ndërhyrë duke ndaluar një 50-vjeçar shqiptar, i cili po transportonte një çantë që përmbante 43 pako me 21.5 kg heroinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos