Policia ka arrestuar shtetasit Ferit Haka, 31 vjeç, dhe Beqir Gripshi, 24 vjeç, pasi ditën e djeshme, në dalje të Vorës, automjetet që drejtonin janë përfshirë në një përplasje me automjetin me drejtues Flobert Ajazin, 35 vjeç.
Si pasojë e përplasjes humbi jetën shtetasi Flobert Ajazi si dhe u dëmtuan 2 pasagjerë, shtetasit A. B., 18 vjeç dhe M. H., 34 vjeçe.
Të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)