SPAK ka regjistruar një procedim penal për hetimin e një organizate kriminale në kuadër të pastrimit të parave.
Sipas njoftimit të SPAK, bëhet fjalë për një shumë prej 13.5 milion eurosh në 12 vite përmes mashtrimit.
“Në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Firenzes, koordinuar nga Eurojust, janë kryer kontrolle në 4 qytete të Shqipërisë dhe 23 kontrolle në disa qytete të Italisë. Është zbuluar një investim prej 13.5 milionë euro në 31 restorante, 2 hotele dhe biznese të tjera të ndryshme. Hetimi po vijon në mbledhjen e provave dhe përgjegjësinë penale të subjekteve nën hetim”, njofton SPAK. (A2 Televizion)