“Me fraktura të rënda në kokë”, ja si është gjendja shëndetësore e avokatit të Berishës, Sokol Mëngjesi pasi u dhunua në ish-Bllok

Nga A2 CNN
29 Maj 2024, 11:05 | Kronikë

“Me fraktura të rënda në kokë”, ja si

Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi, është dhunuar mëngjesin e kësaj të mërkure. Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku burime për A2 CNN bëjnë me dije se gjendja e tij është e rëndë.

Nga sa mësohet, si pasojë e dhunës, Mëngjesi ka fraktura të rënda në kokë dhe është me koshiencë të ulët. Avokati i është nënshtruar ekzaminimeve dhe po mbahet në monitorim nga bluzat e bardha. 

Autorët e kësaj ngjarjeje nuk janë identifikuar ende. Policia ka ngritur grupin hetimor, i cili po punon për të kapur autorët dhe për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos