Një student 18 vjeçar nga Kosova, u qëllua me armë zjarri nga policia në Essen të Gjermanisë pasi plagosi me thikë mësuesen e tij në një kolegj profesional.
Siç raporton Bild, i riu goditi me thikë në stomak mësuesen duke e plagosur rëndë atë dhe pas sulmit mundi të arratisej.
Policia nisi një operacion të madh kërkimi, në zonën “Bildungspark” në lagjen Nord-viertel të qytetit. Rreth orës 11 të së premtes mori informacione për një person të dyshimtë në një park rreth 3 km larg shkollës, i cili përputhej me përshkrimin e autorit të krimit.
Mediat gjermane pretendojnë se i dyshuari kishte vrapuar në drejtim të policisë me thikë para se të qëllohej me armë zjarri.
Sipas Bild i riu është plagosur rëndë, dhe është në intubim. Përpos mësueses, edhe persona të tjerë morën trajtim mjekësor, me ambulanca që u panë të mbërrinin pranë shkollës. të paktën 10 nxënës u raportuan të jenë ne gjendje shoku, teksa kanë dëshmuar incidentin. (A2 Televizion)