19-vjeçari aksidenton për vdekje këmbësorin

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2025, 19:15 | Kronikë

19-vjeçari aksidenton për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, pasditen e së martës.

Sipas policisë, "automjeti me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën".

I riu është shoqëruar në Komisariat, shkruan A2.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos