Gjykata e Posaçme ka firmosur 8 masa sigurie për persona nën hetim nga SPAK për abuzime të dyshuara në Agjencinë Kombëtare të Informacionit. Por edhe pse hetimi thuajse njëvjeçar lidhet me disa praktika të dyshuara si abuzive tenderuese, veprat e tjera për të cilat dyshon SPAK përfshijnë nga “pengmarrje”, te “organizatë kriminale”, shkruan A2 CNN.
8 masat e firmosura nga GJKKO
Arrest në burg: Ergys Agasi
Arrest në burg: Ermal Beqiri
Arrest në shtëpi: Mirilda Karçanaj
Arrest në shtëpi: Hava Delibashi
Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit: Erion Ismaili
Ndalim për të dalë jashtë vendit: Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta
Ergys Agasi:
“Konkurrenca e paligjshme përmes dhunës”
“Heqje e paligjshme e lirisë”
“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit dhe të grupit të strukturuar kriminal
“Grup i strukturuar kriminal”
“Kryerje e veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”
“Pastrim i parave”
Ermal Beqiri:

Mirilda Karçanaj:
“Shkelje e barazisë në tendera”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit dhe të grupit të strukturuar kriminal
“Grup i strukturuar dhe kryerje e veprave nga organizata kriminale”
Hava Delibashi:
“Shkelje e barazisë në tendera”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit dhe të grupit të strukturuar kriminal
“Grup i strukturuar dhe kryerje e veprave nga organizata kriminale”
Erion Ismaili:
“Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal
“Grup i strukturuar kriminal”
“Kryerja e veprave nga grupi kriminal dhe organizata kriminale”
Andis Papa:
“Pastrim parash”, i kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, të grupit të strukturuar kriminal
“Grup i strukturuar kriminal”
“Kryerja e veprave nga organizata dhe grupi i strukturuar kriminal”
Gëzim Hoxha:
“Pastrim parash”, i kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, të grupit të strukturuar kriminal
“Grup i strukturuar kriminal”
“Kryerja e veprave nga organizata dhe grupi i strukturuar kriminal”
Rogers Rryta:
“Pastrim parash”, i kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, të grupit të strukturuar kriminal
“Grup i strukturuar kriminal”
“Kryerja e veprave nga organizata dhe grupi i strukturuar kriminal”
Ergy Agasi dhe Ermal Beqiri janë të dy zotërues të disa shoqërive softuerësh dhe kompjuterike që dyshohet të kenë pasur marrëdhënie kontraktore me AKSHI-n, ndërsa të gjithë të tjerët janë zyrtarë të AKSHI-t, shkruan A2 CNN.
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mbërritur qoftë edhe për ekzekutimin e këtyre masave të sigurisë, por bashkangjitur vendimeve të masave të sigurisë janë dhe disa vendime për lejim kontrolle banesash disa nga të cilat ndodhen në Kodrën e Diellit në kryeqytet ku po ushtrohen tashmë kontrolle. Gjithë ky hetim ka lidhje me të paktën 12 procedura tenderuese të AKSHI-t, procedura me vlera në disa miliona euro secili, ku dyshohet se fituesit kanë qenë të paracaktuar. (A2 Televizion)