Hetimi për tenderat e AKSHI-t, pezullohet nga detyra zv.drejtori i Policisë së Tiranës

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2025, 12:28 | Kronikë

Në lidhje me hetimet e SPAK-ut për tenderat në AKSHI, është pezulluar nga detyra edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili.

A2 CNN raporton se masa është marrë si pjesë e aksionit të vazhdueshëm të SPAK, i cili po shqyrton dyshimet për shkelje dhe korrupsion lidhur me procedurat e tenderëve.

Ismaili është ndër zyrtarët që po merren në hetim për implikim të mundshëm në këto aktivitete. Sot SPAK ndërmori një aksion në Kodrën e Diellit, ku u ushtruan kontrolle në disa banesa.

Gjykata e Posaçme ka firmosur gjithsej 8 masa sigurie të kërkuara nga SPAK për llogari të një hetimi gati njëvjeçar lidhur me disa praktika të dyshuara si abuzive tenderuese në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

8 masat e firmosura nga GJKKO

Arrest në burg: Ergys Agasi

Arrest në burg: Ermal Beqiri

Arrest në shtëpi: Mirilda Karçanaj

Arrest në shtëpi: Hava Delibashi

Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit: Erion Ismaili

Ndalim për të dalë jashtë vendit: Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos