Aksident me tre makina të përfshira në aksin Lushnjë-Berat

Nga Çaku Tafa
16 Dhjetor 2025, 14:51 | Kronikë

Aksident me tre makina të përfshira në aksin Lushnjë-Berat

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në aksin Lushnjë–Berat. Në aksident janë përfshirë një mjet tip VW, një Benz dhe një Ford, ndërsa ngjarja është shënuar në kryqëzimin e fshatit Kashtbardhë.

Fatmirësisht, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pa lëndime për drejtuesit e mjeteve, shkruan A2 CNN. Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka kryer procedurat e nevojshme dhe ka disiplinuar trafikun.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, mjeti tip VW, që vinte nga Kashtbardha, i ka prerë rrugën automjetit Benz. Si pasojë e përplasjes, Benz-i ka përfunduar në korsinë e kundërt, ku është përplasur me mjetin tip Ford.

Vetëm dy ditë më parë, një tjetër aksident në këtë aks rrugor përfundoi me dy persona të lënduar rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos