Detaje nga aksidenti në Lezhë, një nga viktimat efektiv policie

Nga A2 CNN
2 Janar 2026, 10:10 | Kronikë

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti me dy viktima në fshatin Gocaj të Lezhës. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se dy viktimat janë një çift bashkëshortësh nga Puka. Ata janë identifikuar si Elona Florini dhe Petrit Florini, ky i fundit me detyrë efektiv policie.

Në aksident kanë mbetur edhe 4 persona të plagosur mes të cilëve edhe dy fëmijë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në autostradën Milot–Morinë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë disa automjete. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve, shtetasja F. T., si dhe pasagjerja, shtetasja N. T., të cilat po marrin mjekim në spital dhe, paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos