Aksident në Lushnje, dy mjete përplasen në rrethrrotullim

Nga Çaku Tafa
1 Janar 2026, 15:09 | Kronikë

Aksident në Lushnje, dy mjete përplasen në rrethrrotullim

Një aksident ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut, në Lushnjë.

Dy automjete janë përplasur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen ndodhej vetëm drejtuesi i automjetit.

Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë nga të përfshirët në aksident nuk është paraqitur në spital, pasi kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta, shkruan A2.

Sipas policisë që ndodhet në vendngjarje, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ka qenë mjaft e fortë, ku automjeti tip Volkswagen është rrotulluar disa herë, ndërsa mjeti tip Benz ka pësuar dëmtime të mëdha në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pothuajse plotësisht.

Si pasojë e aksidentit, për rreth 30 minuta është bllokuar qarkullimi në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos