24-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përplaset me 4 automjete të tjera

Nga A2 CNN
12 Janar 2026, 20:13 | Kronikë

24-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përplaset me 4

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kavajës.

Rreth orës 19:30, në rrugën “Josif Budo”, shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit që po drejtonte dhe për pasojë ka goditur 4 automjete të parkuara anës rrugës, shkruan A2 CNN.

Si pasojë e përplasjes, 24-vjeçari ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar në spital për kontroll mjekësor, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos