
A2 CNN ka mësuar detaje të reja rreth konfliktit mes të burgosurve në burgun e Fierit, ku tre të dënuarit, Denij Bajoviç, Aldo Gjini dhe Jurgen Zotaj, u përfshinë në një konflikt në ambientet e burgut të Fierit.
Sipas të dhënave paraprake, për A2 CNN, bëhet fjalë për një zënkë të momentit, pasi të tre personat kishin marrëdhënie të mira dhe ishin shokë me njëri-tjetrin.
Të dëmtuarit kanë marrë ndihmën mjekësore dhe kanë lënë spitalin, duke u rikthyer në ambientet e burgut.
Për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes pritet të verifikohen pamjet e kamerave të sigurisë. (A2 Televizion)