Në komunikimin e tij me qytetarët, Sali Berisha i uroi mirë se ardhjen ambasadorit të ri të SHBA në Tiranë, Eric Wendt.
Krahas kësaj, duke iu përgjigjur interesit te qytetareve për mbështetjen e protestës, Berisha deklaroi se po të mos ishte qytetare, do të ishte i pranishëm çdo natë në tubim.
“Së pari i uroj mirëseardhjen ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri zotit Erik Wend. Pas viteve ‘90 kjo është protesta më e fuqishme rinore qytetare në historinë e këtij vendi. A mund të ishte më e madhe prania e Partisë Demokratike? Mund të ishte dhe më e madhe. E them këtu. Megjithëse kanë marrë dhe sot shumë pjesëmarrës janë demokratë. U desh pak kohë që të adaptoheshin me situatën për arsye se protesta krahas kërkesave të drejta kishte dhe slogane me të cilat ata barazonin Edi Ramën me Sali Berishën. Këto sllogane janë të armiqve të Partisë Demokratike. Pra janë sllogane të opozitës së opozitës që është vegël e qeverisë. Po të mos ishte një protestë qytetare, Sali Berisha çdo natë do të ishte aty, por një lider partiak nuk i shërben asaj dhe nuk ka nevojë që të jetë aty t'i cenojë sadopak frymën rinore qytetare të saj”. (A2 Televizion)