3500 euro pistoletat e ardhura nga Turqia, zbulohen detaje nga arrestimi i Aleksandër Matojës

Nga A2 CNN
8 Gusht 2025, 11:42 | Kronikë

Zbulime të reja kanë dalë në dritë pas arrestimit të 28-vjeçarit Aleksandër Matoja, i ndaluar në zonën e Alliasit në kuadër të operacionit policor “Black Market”.

Sipas burimeve hetimore, armët e zjarrit që u sekuestruan në makinën e Matojës kishin ardhur nga Turqia dhe ishin destinuar për t’u shitur në Tiranë kundrejt 3500 euro secila. Dyshohet se blerësit ishin anëtarë të një grupi kriminal aktiv në zonën e Freskut, të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, shkruan A2 CNN.

Aleksandër Matoja rezulton emër i njohur për Policinë e Shtetit. Ai ka qenë më herët i arrestuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, ndërsa tashmë akuzohet se ka kaluar në tregtinë e paligjshme të armëve të zjarrit.

Hetimet kanë nisur për të zbuluar rrjetin e plotë të furnizimit dhe destinacionin përfundimtar të armëve, ndërsa pista kryesore mbetet përfshirja e grupeve kriminale që operojnë në kryeqytet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos