Zjarret shkrumbuan pyjet, vetëm "detyrim paraqitje" për 4 piromanët e Beratit

Nga Çaku Tafa
15 Gusht 2025, 17:04 | Kronikë

Zjarret shkrumbuan pyjet, vetëm "detyrim paraqitje" për 4

Katër shtetasit e arrestuar dy ditë më parë, të dyshuar për zjarrvënie në zona të ndryshme në Berat, kanë dalë ketë të premte para togave të zeza në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat.

Zaçe Merkaj, Shefqet Dodoveci, Safet Manaj dhe Lefter Begaj u përballën me drejtësinë, nën akuzën “Shkatërrim prone me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal. Sipas hetimeve paraprake, këta shtetas dyshohet se janë përgjegjës për ndezjen e zjarreve që përfshinë sipërfaqe të mëdha në zona të ndryshme të Beratit.

Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë, gjyqtari i çështjes Ervis Koxhaj vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për të katër të dyshuarit.

Ndërkohë, hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa policia po punon për të identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në ndezjen e zjarreve në zonat me rrezikshmëri të lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos