Sherr mes bashkëfshatarëve në Korçë, i riu në gjendje të rëndë

Nga Artin Halili
15 Gusht 2025, 19:51 | Kronikë

Sherr mes bashkëfshatarëve në Korçë, i riu në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Mollaj, pak kilometra larg nga qyteti i Korçës.

Një 27 vjeçar dhe një 40 vjeçar, të dy banorë të zonës janë përfshirë në një sherr të dhunshëm. Gjithçka ka ndodhur në qendër të fshatit, pranë një lokali.

Pasi konflikti mes tyre ka degjeneruar në dhunë, 27-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Korçës.

"Rreth orës 19:00, në fshatin Mollaj, Korçë, shtetasi A. K., 27 vjeç, është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës thikë nga shtetasi A. Q, 41 vjeç. 27-vjeçari, po merr ndihmë mjekësore në spital. Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. Q., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin prerës thikë që dyshohet se shtetasi A.Q, ka plagosur 27 vjeçarin", informon policia.

Motivi i sherrit mes bashkëfshatarëve është i paqartë, por bëhet me dije se 40-vjeçari sapo kishte lënë qelinë e burgut.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos