
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një ambient pranë një hoteli në zonën e Ujit të Ftohtë, në Vlorë.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk ka informacion të konfirmuar nëse ka persona të lënduar.
Në vendngjarje pritet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, të cilat do të punojnë për vendosjen e situatës nën kontroll dhe parandalimin e përhapjes së flakëve.
Autoritetet pritet të japin detaje të mëtejshme në lidhje me ngjarjen dhe shkaqet e zjarrit. (A2 Televizion)