Aksident në aksin Levan-Tepelenë, përplasen 3 automjete

Nga Çaku Tafa
24 Gusht 2026, 08:16 | Kronikë

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, përplasen 3 automjete

Një aksident me tre automjete është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë. Mjetet janë përplasur zinxhir, ndërsa një person ka marrë dëmtime të lehta.

I lënduari është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos